Filmat “Era” dhe “Gülizar” të mbështetura nga QKK u prezantuan në Karlovy Vary

5 Korrik, 2023 - 2:19 pm

Dy projektet e mbështetura nga Qendra Kinematografike u prezantuan gjatë këtyre ditëve në Festivalin e 57-të të filmit në Karlovy Vary.

Filmi “Era” me skenar dhe regji nga Parta Kelmendi ishte përzgjedhur në seksionin “First Cut +” dhe u prezantua nga regjisorja Parta Kelmendi dhe producentja Marija Dimitrova.

Filmi “Gülizar” ishte përzgjedhur për seksionin “Work in Progress”. Filmi u prezantua nga Valmira Hyseni producente nga Kosova dhe Mehmet Bahadır &Belkıs Bayrak producentë nga Turqia.

Prezantimin e projekteve patën mundësi ta shohin industritë e filmave, agjendat e shitjes, festivalet e filmave etj., kjo ka rendesi per visibilitetin e filmave dhe suksesin e tyre ne te ardhmen./ KultPlus.com

Të ngjajshme