Filmat me vlerësimin më të lartë, “ZANA” nga Kosova në nivelin e Hollywood-it

8 Tetor, 2020 - 6:34 pm

Derisa Hollywood-i dhe Bollywood-i dominojnë si industri golbale të filmave, nuk ka dyshim se filmi është biznes ndërkombëtar. Çdo vit, një numër filmash të jashtëzakonshëm promovohen nga vende të ndryshme të botës.

Këtë javë, faqja Amberscript.com ka analizuar filmat nga 130 vende të botës, duke bërë një renditje të filmave që po vlerësohen më së shumti, transmeton KultPlus.

SHBA renditet në krye të top-listës me filmin “The Shawshank Redemption” të vitit 1994, i cili mori vlerësimin 9,2 nga 10 në faqen e autoritetit të filmit. Në vendin e dytë radhiten filmi “Zana” i Kosovës (2019) dhe “Mirror Gam” i Bangladeshit (2016), të dyja me vlerësimin 9,1.

Mbretëria e Bashkuar dhe Sri Lanka ndjekin renditjen me, përkatësisht “The Dark Knight” (2008) dhe “Aloko Udapadi” (2017), me vlerësimin 9.

Renditja u bë duke përdorur opsionin e kërkimit të IMDb, i cili u mundëson përdoruesve të filtrojnë titujt e filmave sipas vendeve për të parë një listë të të gjithë filmave të prodhuar dhe filmuar në atë vend.

Lista e 20 filmave më të mirët në tërësi sipas AmberScript:

1. United States of America: The Shawshank Redemption – 9.2

= 2. Bangladesh: Mirror Game – 9.1

= 2. Kosova: Zana – 9.1

= 4. United Kingdom: The Dark Knight – 9

= 4. Sri Lanka: Aloko Udapadi – 9

6. New Zealand: The Lord of the Rings: The Return of the King – 8.9

= 7. Germany: Fight Club – 8.8

= 7. Italy: The Good, the Bad and the Ugly – 8.8

= 9. Japan: Seven Samurai – 8.6

= 9. Canada: Interstellar – 8.6

= 9. South Korea: Parasite – 8.6

= 9. Brazil: City of God – 8.6

= 13. Malta: Gladiator – 8.5

= 13. France: Leon: The Professional – 8.5

= 13. Myanmar: Mudras Calling – 8.5

= 13. Norway: The Pinchcliffe Grand Prix – 8.5

= 13. Poland: The Pianist – 8.5

= 13. Ghana: Samsara – 8.5

= 19. Libya: Lion of the Desert – 8.4

= 19. India: 3 Idiots – 8.4. / KultPlus.com

Të ngjajshme