18 Qershor, 2021 - 10:30 am
Një film i mirë bën më shumë sesa të argëtojë ose të mbush të gjitha vendet në kinema, filmi ka fuqi për të ndryshuar zemrat dhe mendjet, madje nganjëherë edhe shoqërinë në përgjithësi.
Ka filma të shumtë të cilët kanë mbetur në histori si ndikues të mëdhenj të shoqërive, duke i ndryshuar ato për mirë.
Këto janë disa nga filmat që ishin jashtëzakonisht me ndikim, duke rritur ndërgjegjësimin dhe duke sjellë ndryshime në fushat e ndryshme, e duke përfshirë çdo llojë teme me relevancë.
A Girl in the River ( Një vajzë në lumë)
Në të gjithë botën, 5000 jetë grash merren çdo vit në atë që quhej si“vrasje nderi”.
Film fitues i Oskarit, i cili tregon historinë e Saba Qaisera, një grua e re që i mbijetoi një përpjekjejr të vrasjes nga duart e babait të saj. Krimi i saj i vetëm është që bie në dashuri me një person të gabuar.
Kryeministri i Pakistanit pasi që e pa filmin, vendosi të ndryshojë ligjin për “vrasje nderi”. Obaid Chinoy në fjalimin e saj të pranimit të Oskarit tha se “kjo është fuqia që ka filmi”, duke përmendur ndikimin që bëri filmi i saj.
Blackfish (Peshku i zi)
Filmi tërhoqi vëmendjen e njerëzve për rreziqet e mbajtjes së orkave në robëri, duke përfshirë këtu edhe kafshët, por gjithashtu edhe trajnerët e tyre.
Një vit pas publikimit të këtij dokumentari, numri i vizitorëve të parqeve me kafshë deti, u ulë. Në vitin 2015, SeaWorld, një biznes i madh ku mbaheshin kafshët, tha se po i jepte fund shfaqjeve, duke zëvendësuar këtë gjë me lirimin e orkave e balenave në habitatin e tyre natyror.
Vendimi i tyre ishte si rezultat i protestës publike të krijuar nga dokumentari Blackfish i vitit 2013.
Philadelphia (Filadelfia)
Mund të jetë e vështirë për këdo që nuk jetoi gjatë fillimit të epidemisë së Sides, në fillim të viteve 1980, për stigmën, frikën dhe keqkuptimet që rrethuan këtë sëmundje.
51% e amerikanëve mendonin se njerëzit që kishin HIV duhet të vendoseshin në karantinë, dhe 15% menduan se duhet të indentifikoheshin me tatuazhe.
Kur filmi Filadelfia u shfaq më 1993, ai ndihmoi në ndryshimin e këtyre perceptimeve. Ky film ishte i pari që trajtoi çështjen e kësaj sëmundjeje, si dhe homofobisë, madje ndihmoi në destigmatizimin e një teme që deri atëherë pak kush kishte dashur ta diskutonte.
Trevor
Ky film i shkurtër, fitues i Oskarit ndjek jetën e Trevor, një 13 vjeçar homoseksual i cili përpiqet të vetëvritet pasi u largua nga kolegët e tij, për shkak të orientimit seksual.
Pak para se të shfaqej filmi, regjisori Peggy Rajski tha se nuk ka vend në ShjBA për të rinjtë si Trevor. Me ndihmën e ekspertëve të shëndetit mendor, ky film krijoi një linjë telefonike 24 orëshe të krizës për të rinjtë homoseksualë, biseksualë, transgjinorë, për të folur dhe bërë pytje.
Pothuajse 20 vite më pas, projekti Trevor, ka ndihmuar qindra e mijëra të rinj të cilët kanë kaluar në këto faza, për t’i ofruar punë e për t’i siguruar jetesë.
Selma
Filmi Selma, i cili tregon historinë e fushatës së Martin Luther King për të siguruar të drejtat për barazi, u shfaq gati 50 vjet pas ngjarjeve që ky film përshkruan.
Ky film erdhi në një kohë të tensioneve të rinovuara racore në ShBA, dhe një lëvizje për të njohur që jeta e afro-amerikanëve ka rëndësi.
Ekipi dhe kasta e filmit ishin të etur për t’u rreshtuar me këtë lëvizje, dhe për të tërhequr vëmendje për faktin se edhe pse ishin bërë më herët gjëra sa i përket temës së njëjtë, akoma nuk ishte bërë mjaftueshëm.
“Ju shikoni filmin dhe e kuptoni se si ndihet dikush në vitin 1965, duke u tronditur për atë që mund të ndodh edhe ty”, tha Ava Duvernay, regjisorja e filmit duke përmendur vdekjen e një afro-amerikani të paarmatosur në duart e policisë. /cbc.al / KultPlus.com