26 Shkurt, 2020 - 5:11 pm
U NËNSHKRUA MARRËVESHJA NË MES TATINO FILMS DHE KOSOVËS, SHQIPËRISË, MALIT TË ZI E MAQEDONISË SË VERIUT
Në shtandin e Kosovës dhe Shqipërisë në Berlinale u nënshkrua marrëveshja e bashkëpunimit në mes të Tatino Films dhe Qendrës Kinematografike të Kosovës, Qendrës Kombëtare të Kinematografisë së Shqipërisë, Qendrës së Filmit të Malit të Zi, e Agjensionit të Filmit të Maqedonisë Veriore.
Kjo marrëveshje do t’ua mundësojë filmbërësve kosovarë trajnimin, këshillimin dhe mbikqyrjen nga ana 5 ekspertëve ndërkombëtarë për projektet e filmave fitues të metrazhit të gjatë të cilat janë në fazën e post-produksionit. Kjo do të realizohet përmes punëtorisë intenzive First Cut Lab Balkans 2020 që do të zhvillohet këtë vit.
Qëllimi i kësaj punëtorie është të mundësohet arritja e potencialit artistik të filmave dhe njëkohësisht rritja e vlerës së filmave në tregun ndërkombëtar dhe prezenca e tyre në festivale të rëndësishme.