Filmi i animuar i punuar nga të rinjtë e Kosovës e Serbisë shfaqet në Komitetin e Helsinkit (VIDEO)

2 Gusht, 2017 - 7:59 pm

Filmi i shkurtër i animual ‘Q&A’, i cili është realizuar në kuadër të programit ‘Serbia and Kosovo: Intercultural Icebreakers’, do të prezantohet në Komitetin e Helsinkit, shkruan KultPlus.

Për këtë gjë nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka njoftuar regjisori njëherësh edhe profesor i dy studenteve kosovare që janë pjesë e këtij filmi Ismet Sijarina. Ai përveç që është shprehur krenar me studentet e tij poashtu ka njoftuar edhe për filmin.

“Ky film i shkurtër i animuar është rezultat i bashkëpunimit në mes të artistëve të rinj nga dy shoqëritë post-konfliktuoze, Kosova dhe Serbia. Ai paraqet tre tregime të inspiruara nga sfidat me të cilat ballafaqohet të rinjtë, të cilat janë të nxitura nga tiparet e përbashkëta frenuese të këtyre shoqërive. Faleminderit të gjithë atyre që kanë kontribuar në këtë eksperiencë të paharrueshme”, thuhet në shkrimin e Sijarines.

‘Q&A’, është punuar nga Rajmonda Ahmetaj dhe Shqipe Gashi nga Kosova ndërsa nga Serbia janë Demir Mekic dhe Rade Obradovic./ KultPlus.com

Të ngjajshme