Filmi ‘Avatar 2’ mposht ‘Avengers’ me fitimin më të madh në botën e kinemasë

28 Janar, 2023 - 2:00 pm

Filmi “Avatar: Running Water” ka kaluar “Avengers: Infinity War” në garën për fitimin më të madh ndonjëherë në mbarë botën.

Sipas Variety, filmi i James Cameron i vitit 2022, vazhdimi i “Avatar” të vitit 2009 fitoi 2.054 miliardë dollarë, ndërsa Avengers (2018) fitoi 2.052 miliardë dollarë.

Në krye të renditjes së filmave me fitime më të larta të të gjitha kohërave, “Avatar” ende dominon me 2.92 miliardë, i ndjekur nga “Avengers: Endgame” me 2.79 miliardë, “Titanic” me 2.19 miliardë dhe “Star Wars: The Force Awakens” me 2.07 miliardë lekë.

Kështu Cameron bëhet regjisori i tre prej pesë filmave me fitimet më të larta ndonjëherë të regjistruar në botën e kinemasë./ KultPlus.com

Të ngjajshme