24 Korrik, 2023 - 9:23 pm
Ndërsa filmi i fundit i Barbie po thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë, disa kanë kujtuar një tjetër film me kukullën e famshme, i cili është aq i diskutueshëm sa u ndalua të shfaqej.
Është një film i vitit 1987 nga regjisori Todd Haynes, i cili animoi kukullën popullore për të treguar jetën e këngëtares Karen Carpenter të ndërthurur me luftën e saj të vështirë me anoreksinë dhe buliminë.
Filmi ‘Superstar: The Karen Carpenter Story’ ndjek ngritjen dhe rënien tragjike të këngëtares duke përdorur kukulla të tkurra të stilit Barbie për të ilustruar gjendjen e saj të përkeqësuar që çoi në vdekjen e saj të parakohshme në 1983.
Karen Carpenter dhe vëllai i saj Richard ishin anëtarë të dyshes së famshme muzikore The Carpenters, të cilat dominuan skenën muzikore gjatë viteve 1970.
Filmi ka një stil të pazakontë vizual që lë disa audiencë të magjepsur dhe të prekur nga detajet brutale të luftës me një çrregullim të të ngrënit, ndërsa të tjerët janë të tmerruar. Filmi përdori rekuizita prej druri dhe kartoni për të krijuar një pamje të animuar dhe historia u tregua përmes skenave të heshtura me dialog minimal.
Familja nuk ishte entuziaste për filmin
Familja e Karen nuk ishte aspak e entuziazmuar pas tij, veçanërisht i shqetësonte mungesa e dashurisë së nënës për të, si dhe detajet për anoreksinë dhe problemet mendore të këngëtares. Kjo çoi në një betejë ligjore mbi të drejtën e autorit dhe shfaqjen e kufizuar publike të filmit. Për shkak të këtyre problemeve, filmi mund të gjendej vetëm në faqet jozyrtare, por ka kohë që është i disponueshëm në YouTube.
Çrregullimet e të ngrënit të Karenit filluan në vitet e saj të adoleshencës, por asnjë nga të afërmit e saj nuk dinte për këtë. Pasi shiti 100 milionë disqe dhe 17 këngë hit, gjendja e saj mendore vetëm u përkeqësua.
Anoreksia u konsiderua një temë tabu në fund të viteve 70, sepse askush nuk luftoi hapur me të. Miqtë e saj u përpoqën të paralajmëronin prindërit e Karen që ta çonin te një profesionist i shëndetit mendor, por ata refuzuan, duke thënë se psikiatërt ishin për “të çmendurit” dhe vajza e tyre jo.
Vetë Karen i fshehu problemet e saj dhe në fazat më të këqija pinte deri në 80 tableta laksativë në ditë. Ajo gjithashtu merrte medikamente për tiroiden pa recetë për të përshpejtuar metabolizmin e saj. Ajo vdiq në vitin 1983 në moshën 32 vjeçare nga arresti kardiak./KultPlus.com