13 Mars, 2025 - 9:52 pm
Filmi ‘Big in Gazi Baba’ është përzgjedhur në programin Deal Maker të Hot Docs Canadian International Documentary Festival, përcjell KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur kompania e filmit ‘Lumiere’ nëpërmjet një postimi në Facebook.
KultPlus ua sjell postimin e plotë:
🎬 BIG IN TORONTO
Filmi ynë BIG IN GAZI BABA është përzgjedhur në programin Deal Maker të Hot Docs Canadian International Documentary Festival, festivali më i madh i dokumentarëve në Amerikën e Veriut!
📖 Logline: 14-vjeçarja Sadije, kampione e mundjes, është vajza e vetme në klubin e saj në Shkup dhe e vetmja shqiptare në ekipin kombëtar të Maqedonis së Veriut. Si do të përballet me sfidat kulturore dhe sociale?
Faleminderit platformave që na mbështetën, përfshirë PriFest, Balkan Film Market, Sheffield DocFest dhe AJB DOC.
Takohuni me ne edhe në Cannes Docs në maj dhe EURODOC në qershor!
🎥 Ekipi:
Regjisorja: Pauline Blanchet
Producenti: Avdi Thachi
Co-producent: Kreshnik Jonuzi, Aymeric Isnard, James Collie & Jan Dunn
DOP: Fisnik Halili
Faleminderit Sadije Dura, familjes së saj dhe klubit “Liria Wrestling” për mbështetjen!
BigInGaziBaba #HotDocs2025 #DocumentaryDevelopment./KultPlus.com