29 Nëntor, 2019 - 3:04 pm
Drama biografike “Bombshell”, për reporteret e Fox News, të cilat kanë bërë publikisht akuza për ngacmime seksuale kundër Roger Ailes, do ta marrë sivjet çmimin e veçantë nga Shoqata e producentëve amerikanë (Producers Guild of America), çmimin “Stanley Kramer”.
Çmimi në fjalë ndahet që nga viti 2002 dhe është krijuar për t’i dhënë mirënjohje produksionit, producentit ose ndonjë personi tjetër puna e të cilëve ka kontribuar në rritjen e vetëdijesimit të publikut për çështje të rëndësishme sociale, shkruan KOHA Ditore. “Bombshell” do ta marrë çmimin në ceremoninë e 31-të, e cila do të mbahet më 18 janar 2020 në Los Angeles.
Kryetaret e shoqatës, Gail Berman dhe Lucy Fisher, sqaruan se u vendos për Bombshell, sepse filmi është dëshmi që kinemaja e ka fuqinë të na sjellë momente dhe lëvizje (mendohet në projektin #MeToo) në mënyrë pozitive, dhe të na i shpjegojë ato më mirë.
Regjinë e ka bërë Jay Roach, ndërsa në rolet kryesore luajnë: Charlize Theron si Megyn Kelly, Nicole Kidman si Gretchen Carlson, Margot Robbie si Kayla Pospisil, Allison Janney si Susan Ostrich dhe John Lithgow si Ailes. Lionsgate do ta lansojë filmin për herë të parë në distribuim të kufizuar më 13 dhjetor në New York dhe Los Angeles, ndërsa me distribuim të rregullt në mbarë botën fillon më 20 dhjetor.
Shumë adhurues parashikojnë që filmi do të jetë gjithashtu një pretendent serioz për “Oscar”, veçanërisht për shkak të ekipit të fortë të aktorëve, të cilët pothuajse me siguri do të mund të nominohen në kategorinë e aktores më të mirë dhe aktores më të mirë mbështetëse, por edhe në kategorinë e grimit dhe flokëve më të mirë, pasi që Kazuhiro Tsuji e bëri një punë fantastike të transformimit të Theron. Kidman dhe Lithgowa në Kelly, Carlson dhe Ailesa duke përdorur protetikë delikate e cila lëviz me fytyrat e tyre.
Vitin e kaluar këtë çmim e fitoi horrori Get Out, ndërsa disa nga filmat e tjerë fitues ndër vite janë: Loving, The Hunting Ground, The Normal Heart, Precious, Milk. Në vitin 2011, Sean Penn e fitoi çmimin dhe u bë personi i parë të cilit iu nda çmimi Stanley Kramer.