Filmi i parë i Will Smith pas skandalit në Oscars publikohet në dhjetor

3 Tetor, 2022 - 11:55 pm

Filmi i parë i aktorit Will Smith që kur goditi Chris Rock-un në çmimet e Akademisë, një thriller historik i quajtur “Emancipation”, do të debutojë në kinema në dhjetor, një lëvizje që e bën filmin të kualifikuar për Oskarët e vitit të ardhshëm, shkruan Reuters, transmeton KultPlus.

“Emancipation”, i cili tregon historinë e një njeriu që arratiset nga skllavëria, u filmua përpara se Smith të sulmonte Rock në skenë në shkurt, por data e publikimit ishte e paqartë.

Smith është i ndaluar të marrë pjesë në ceremoninë e Oscars për 10 vjet, por ai ende ka të drejtë të nominohet dhe të fitojë.

Aktori i ka kërkuar falje publike Rock-ut, akademisë së filmit dhe publikut për shuplakën e komedianit për një shaka për paraqitjen e gruas së Smith, Jada Pinkett Smith.

Më pak se një orë më vonë, Smith fitoi aktorin më të mirë për rolin e babait të legjendave të tenisit Venus dhe Serena Williams në “King Richard”./ KultPlus.com

Të ngjajshme