Filmi i Pawel Pawlikowski e hapë Festivalin e Filmit në Sarajevë

8 Korrik, 2018 - 7:13 pm

Filmi “Cold War” me regji nga Pawel Pawlikowski do ta hapë edicionin e këtij viti të Festivalit të Filmit në Sarajevë.

Edicioni i 24-të i Festivalit të Filmit në Sarajevë këtë vit fillon me 10 gusht, me filmin e fituesit të çmimit Oscar dhe regjisorit më të mirë në edicionin e fundit të Festivalit të Filmit në Kanë të Francës, shkruan KultPlus.

Dy njerëz me prapavijë të ndryshme familjare bashkohen në një dashuri që duket e pamundur. Filmi flet për kohën pas Luftës së Ftohtë dhe është xhiruar në Poloni, Paris e Berlin, ndërsa flet edhe për Jugosllavinë.

Tomasz Kot, Joanna Kulig, Agata Kulesza, Jeanne Balibar dhe Cédric Kahn janë aktorët në këtë film.

Pawlikowski e vizitoi Sarajevën në vitin 2014-të kur fitoi Oscar me filmin “IDA”. / KultPlus.com

Të ngjajshme