Filmi i producentit Driton Ramadani fitoi çmimin e filmit më të mirë në Arizona të SHBA-së

6 Mars, 2024 - 2:59 pm

Filmi “Biznesi i kënaqësisë”, i regjisorit Goce Cvetanovski dhe producentit Driton Ramadani, fitoi çmimin e filmit më të mirë me ndikim në edicionin e 30-të vjetor të “Sedona International Film Festival” në Arizona të SHBA-së, përcjell albinfo.ch.

Festivali u mbajt nga 24 shkurt deri më 3 mars dhe shfaqi filma të pavarur nga e gjithë bota.

Filmi nga Maqedonia e Veriut ka fituar më parë pesë çmime në festivale filmi, tre prej të cilëve për filmin më të mirë artistik në Bullgari, Peru dhe Panama, po ashtu ka fituar një çmim special në Rumani dhe për kinematografinë më të mirë në Shqipëri.

“The Pleasure Business” (“Biznesi i kënaqësisë”) ndjek historinë e një gazetareje, e cila, e fiksuar pas zhdukjes së shoqes së saj më të mirë, që më pas ajo përgatit një operacion të fshehtë për të ekspozuar një rrjet të trafikut të grave. Por, ndërsa bashkëpunëtorët e saj i afrohen shefit, situata del jashtë kontrollit.

Në rolet luajnë Musa Isufi, Sladjana Vujosevic, Ismail Kasumi, Damjan Cvetanovski, Osman Ahmeti, Eleni Dekidis, Mendim Murtezi, Egzona Salihu, Avni Dalipi dhe Katerina Kocevska, ndërsa skenarin e ka shkruar edhe Cvetanovski, shkruan ina. Producentët e filmit janë Driton Ramadani, Bogdan Jonçevski dhe Goce Cvetanovski. Filmi është xhiruar me mbështetjen e Agjencisë së Filmit. / KultPlus.com

Të ngjajshme