21 Gusht, 2021 - 7:30 pm
Premiera botërore e filmit të James Bond “No Time To Die” do të prezantohet më 28 shtator në Royal Albert Hall, në Londër.
Shfaqja përfundimtare e Daniel Craig si 007 është vonuar në mënyrë të përsëritur për shkak të pandemisë së COVID-19.
Një mesazh në llogarinë zyrtare të filmit në Tëitter tha se Craig do të bashkohet me producentët Michael G Wilson dhe Barbara Broccoli, si edhe regjisorin Cary Joji Fukunaga në tapetin e kuq.
Premiera do të jetë dy ditë para se filmi të dalë në kinema më 30 shtator.
Një numër premierash të Bond janë zhvilluar në qytetin e famshëm të Londrës, përfshirë “Spectre” 2015, ku ishin të pranishëm edhe Duka dhe Dukesha e Kembrixhit, si dhe duka e Suseksit.
“No Time To Die” ishte filmi i parë i madh që ra viktimë e pandemisë, kur dalja e tij në prill 2020 u shty në nëntor, pasi virusi përfshiu globin.
Më pas, ai u vonua disa herë, ndërsa kinematë në të gjithë botën mbetën të mbyllura.
Në “No Time To Die” luajnë gjithashtu Lea Seydoux, Rami Malek, Lashana Lynch dhe Ana De Armas dhe drejtohet nga Fukunaga, me një skenar të bashkëshkruar nga krijuesja e “Fleabag”, Phoebe Waller-Bridge.
“No Time To Die” zbulon se Bond ka lënë shërbimin aktiv dhe po shijon një jetë të qetë në Xhamajka, kur shoku i tij i vjetër nga CIA, Felix Leiter, i luajtur nga Jeffrey Wright, i kërkon ndihmë. / KultPlus.com