6 Tetor, 2021 - 2:41 pm
No Time to Die, filmi i fundit i agjentit James Bond me aktor Daniel Craig, do të nisë të shfaqet nga sot, më 6 tetor, si pre-premierë në Cineplexx.
No Time to Die, i cili arrin sot më 6 tetor në Cineplexx si pre-premierë, ka marrë vlerësime tejet pozitive para shfaqjes së tij për publikun e gjerë. No Time to Die do të shfaqet në 8 orare të ndryshme sot në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, ku shfaqja e fundit do të mbahet në ora 18:30 shkaku i masave të qeverisë. Filmi nisi paraprakisht shfaqjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe disa shtete të mëdha, ndërsa shfaqja e filmit në Kosovë, në Cineplexx, do të nis nga data 6 tetor.
No Time to Die ka thyer rekordet në shfaqjen e tij në Britani, duke tejkaluar fundjavën e parë të shfaqjes të të gjithë filmave tjerë të franqizës dhe në total ka arkëtuar 119 milionë nga 54 shtete në total.
Filmi No Time to Die, është filmi i fundit nga seria e filmave të agjentit 007 ku në rolin e Bond shfaqet aktori Daniel Craig. Filmi flet për agjentin James Bond i cili ka braktisur shërbimin aktiv. Paqja e tij është megjithatë jetëshkurtë, kur Felix Leiter, një mik i vjetër nga CIA paraqitet duke kërkuar ndihmë, duke dërguar agjentin Bond kështu në kërkim të një antagonisti misterioz i paijusr me një armë të rrezikshme të re teknologjike.
Filmi vjen nën regjinë e Cary Joy Fukunaga ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Daniel Craig, Naomie Harris, Lea Seydoux, Rami Malek.
Biletat për filmin mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx, apo përmes aplikacionit CINEPLEXX KS. Për më shumë rreth filmit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx./KultPlus.com