4 Tetor, 2021 - 3:53 pm
No Time to Die, filmi i fundit i agjentit James Bond me aktor Daniel Craig, ka marrë vlerësime tejet pozitive nga kritikët përpara shfaqjes së tij këtë javë.
No Time to Die, i cili arrin më 6 tetor në Cineplexx në të dy kinematë, në Prishtinë dhe Prizren, ka marrë vlerësime tejet pozitive para shfaqjes së tij për publikun e gjerë. Filmi nisi paraprakisht shfaqjen në Mbretërinë e Bashkuar dhe disa shtete të mëdha, ndërsa premiera e filmit në Kosovë do të mbahet me datën 6 tetor.
No Time to Die ka thyer rekordet në shfaqjen e tij në Britani, duke tejkaluar fundjavën e parë të shfaqjes të të gjithë filmave tjerë të franqizës dhe në total ka arkëtuar 119 milionë nga 54 shtete në total.
Në vlerësimet rreth filmit, është përmendur aksioni fantastik në film, fuqizimi i aktoreve femra në film si dhe po cilësohet si filmi më emocional nga seria e filmave të agjentit James Bond.
Filmi No Time to Die, është filmi i fundit nga seria e filmave të agjentit 007 ku në rolin e Bond shfaqet aktori Daniel Craig. Filmi flet për agjentin James Bond i cili ka braktisur shërbimin aktiv. Paqja e tij është megjithatë jetëshkurtë, kur Felix Leiter, një mik i vjetër nga CIA paraqitet duke kërkuar ndihmë, duke dërguar agjentin Bond kështu në kërkim të një antagonisti misterioz i paijusr me një armë të rrezikshme të re teknologjike.
Filmi vjen nën regjinë e Cary Joy Fukunaga ndërsa në rolet kryesore luajnë aktorët e njohur si Daniel Craig, Naomie Harris, Lea Seydoux, Rami Malek.
Biletat për filmin mund t’i blini çdo ditë prej orës 14:00 në Cineplexx, apo përmes aplikacionit CINEPLEXX KS. Për më shumë rreth filmit, klikoni këtu mund t’i gjeni në webfaqën e Cineplexx.