Filmi ‘Motër’ nga Dorentina Imeri me çmim në Festivalin e Filmit në Friburg

26 Mars, 2023 - 8:39 pm

Filmi kosovar ‘Motër’ i regjisores Dorentina Imeri ka fituar çmimin ‘The Foreign Visa Award’ në festivalin e filmit në Friburg, shkruan KultPlus.

Filmi i metrazhit të shkurtër ka të bëjë me një familje shqiptare dhe vështirësitë e tyre për tú integruar në Zvicës. Në film shprehet sakrifica e motrës më të madhe për të ndihmuar familjen dhe për t’i vënë përgjegjësitë e të tjerëve para dëshirave të saj.

Ndërkaq ky çmim iu nda nga juria e përbërë nga Ion Gnatiuc, Ana-felicia Scutelnicu, Eugeniu Popovici dhe Valentina Iusuphodjaev./ KultPlus.com

Të ngjajshme