23 Prill, 2020 - 4:30 pm
Sot me datën 23 prill 2020 në Kosovë shënohet Dita vendore e përkujtimit të Viktimave në Komunikacionin Rrugor.
Aktori Naim Berisha në vitin 2010 i kushtoi një film artistik me emër “Motivi”, duke ia kushtuar një djaloshi të ndjerë.
Nga viti 2011 u vendos që kjo datë të jetë dita kur do të përkujtohën viktimat vendore në komunikacionin rrugor.
Shënimi i kësaj dite ka për qëllim jo vetëm përkujtimin e viktimave që kanë humbur jetën në kumunikacionin rrugor brenda territorit të vendit tonë, por edhe të bartë efektin e sensibilizimit qytetar për kujdes të shtuar në rrugë.
Nga viti 2016 janërealizuar çdo vit nga tre performanca paralele, në tre rrugët me frekuencën me të madhe të automjeteve në kryeqytet, në mënyrë që efekti sensibilizues tek shoferët dhe pjesmarrësit tjerë në kumunikacion, të jetë sa më i drejtperdrejt.
Sivjet nuk është e mundur të realizohet asnjë përformancë e tillë, për shkak të Covid-19.
Bazuar në statistikat e Policisë së Kosovë nga viti 1999-të e deri në vitin 2019-të, si pasojë e aksidenteve në trafik kanë vdekur 2 mijë e 523 persona, apo mesatarisht 122 persona në vit.