Filmi “Nëntor i Ftohtë” i Ismet Sijarinës premierë botërore në Gjermani
29 Mars, 2019 - 10:30 am
Filmi “Nëntori i ftohtë” i regjisorit Ismet Sijarina, do të ketë premierë edhe në Gjermani. Ky film do të shfaqet në kuadër të festivalit gjerman “goEast” në Wiesbaden nga 15 deri më 17 prill, shkruan KultPlus.
Filmi përcjellë Fadilin, i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore, në Kosovën e fillim viteve ’90, dhe duhet të zgjedhë mes dy opsione të gabuara! Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.
Projekti filmik “Nëntor i Ftohtë” është produksion i shtëpive filmike Thumbs Up dhe Buka në bashkëprodhim me Albasky Film, AUDIOHAUS dhe Ikone dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë.
Në rolet kryesor paraqiten aktorët; Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Hadzihafizbegovic, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic dhe Lum Veseli, ndërsa Skenari i shkruar nga: Arian Krasniqie Ismet Sijarina. Drejtor Fotografie- Sevdije Kastrati, Montazher- Vladimir Pavlovski, Muzika- Jericho. Producent -Fatmir Spahiu dhe Arian Krasniqi./KultPlus.com