29 Shtator, 2019 - 7:41 pm
Filmi “Nëntor i ftohtë” ka marrë çmimin për skenarin më të mirë në ceremoninë e ndarjes së çmimeve në Tirana International Film Festival.
Filmi pasqyron historinë e Fadilit (40), i cili punon si arkivist në një ndërmarrje shtetërore në Kosovën e fillimviteve ’90, i cili në një moment dramatik duhet të zgjedhë mes dy opsioneve të gabuara. Në këtë mënyrë ai, jashtë vullnetit dhe dëshirës së tij, “gëlltit” turpin, ballafaqohet me imazhin e keq dhe duron presionin nga të gjitha palët.
Projekti filmik “Nëntor i ftohtë” është produksion i shtëpive filmike “Thumbs Up” dhe “Buka” (Kosovë) në bashkëprodhim me “Albasky Film” (Shqipëri), “AUDIOHAUS” (Maqedoni) dhe “IKONE” (Kosovë) dhe është mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe Qendra Kombëtare Kinematografike e Shqipërisë. Në rolet kryesore paraqiten aktorët: Kushtrim Hoxha, Adriana Matoshi, Fatmir Spahiu Bufi, Emir Haxhihafizbegoviq, Gordana Boban, May-Linda Kosumovic, Lum Veseli, Bislim Mucaj, Aurita Agushi, Irena Cahani etj.
Skenari i filmit është realizuar nga Ismet Sijarina dhe Arian Krasniqi. / KultPlus.com