3 Janar, 2019 - 12:00 pm
Filmi ‘Rreze’ /Ray/ i realizuar sipas nje flete të ditarit të famshëm të Rreze Abdullahut e me regji te Lorena Sopit, është fitues në World Film Festival, i cili është mbajtur nga data 01 – 30 dhjetor në New South Wales të Australisë.
Në kategorinë e filmit të shkurtër, kanë qenë të nominuar katër filma: Healers – Francë, Rreze- Kosovë, Yet Another Breakup – Belgjikë, Arrested Prisoner – Brazil. Filmi ‘Rreze’ nga Kosova, ka fituar çmimin kryesor në këtë kategori– Best Short Drama.
Filmi ‘Rreze’ i cili pati premierën ne Cannes Film Festival – Short Corner, ne muajin maj te ketij viti, deri tani ka qene pjesë e pesëmbëdhjetë festivaleve ndërkombëtare dhe ka fituar pesë çmime. Filmi më i mirë evropian – në Europa Film Festival në Barcelonë, Filmi më i mirë i luftës në Festivalin Movie Pro Screen në Los Angeles të SHBA-ve, Award of Merit në Festivalin Best Shorts Competition – La Jolla, të SHBA-ve, Merit Award në Canada Short Film Festival në Vancouver të Kanadasë, si dhe Best Drama Short në World Film Festival.
Filmi Rreze’ është prodhim i kompanisë AS Film Production nga Prishtina.
Në rolet kryesore: Agron Shala, Glorioza Shala, Aurita Agushi, Beslidhje Bytyqi, Selman Lokaj, etj.
Drejtor fotografie: Besnik Hasolli. Zëri: Gëzim Rama. Skenograf: Uran Duli, Kompozitor: Mendi Mengjiqi. Regjisore: Lorena Sopi./ KultPlus.com