Filmi shqiptar “Pikë uji” fiton çmim në Gjermani

18 Tetor, 2023 - 9:37 pm

Filmi shqiptar “Pikë uji” ka fituar çmimin Film Press Award në European Work in Progress, në Këln, Gjermani.

Regjisori Robert Budina ka shprehur falënderimin për vlerësimin që mori filmi.

“Të lumtur që “PIKË UJI” fitoi çmimin Film Press Award në European Work in Progress, në Këln, Gjermani! Faleminderit jurisë që na nderoi përmes dhjetëra projektesh shumë cilësore. Mënyra më mirë për ta sjellë këtë film në jetë. Tani sfidat e vërteta, na presin”, u shpreh ai.

Filmi që është xhiruar dhe tanimë është në fazë postproduksioni ka në qendër Aidën, 45 vjeçe, e cila ndodhet në kulmin e karrierës, kur i biri adoleshent Marku, 16 vjeç, rrezikon dënimin me burg, për dhunimin e një shoqeje të klasës. Ajo do të përdorë të gjitha mjetet për liruar të birin nga akuzat, derisa zbulon një të vërtetë të hidhur, me të cilën duhet të përballet.

Juria ndërkombëtare ka marrë në shqyrtim 30 filma, ndërsa në Këln u takuan 250 profesionistë të industrisë së filmbërjes për të parë filmat që do të shfaqen së shpejti dhe për të shkëmbyer ide./Katror.info /KultPlus.com

Të ngjajshme