Filmi “Tomka dhe shokët e tij”, në kanalin prestigjioz amerikan

20 Tetor, 2020 - 4:25 pm

Ministrja e Kulturës Elva Margariti bën të ditur se “sot, në orën 21:15, në kanalin prestigjioz amerikan, Turner Classic Movies – TCM do të shfaqet filmi i kineastes Xhanfize Keko, e përzgjedhur si “Regjisorja e javës”.

Ministrja e konsideron një ngjarje jo vetëm për Arkivin Qendror Shtetëror të Filmit, por për gjithë kinematografinë shqiptare.

36 vjet pas prodhimit të tij, filmi aq i dashur për publikun shqiptar “Tomka dhe shokët e tij”, i prodhuar në vitin 1977 “Tomka dhe shokët e tij” I regjizores Xhanfize Keko ishte filmi i dytë që u përzgjodh për t’u restauruar në laboratorin e Qendrës së Konservimit të Pasurive Audiovisuale pranë Bibliotekës së Kongresit Amerikan (LOC Audiovisual Conservation Center, pas filmit “Nëntori i dytë”.

Përzgjedhja e këtij titulli erdhi pas impaktit që parashikohet të ketë ky film te publiku ndërkombëtar.  Pas filmit “Nëntori i dytë” janë në pritje për t’iu nënshtruar procesit të restaurimit filmat, “Ballë për Ballë”, “Kapedani” dhe “Ngadhënjim mbi vdekjen”. Ndërkohë që çdo film i restauruar do të shfaqet më parë në festivalet e filmave, në bashkëpunim me institucionet partnere të ACP-së dhe pastaj për një publik më të gjerë./ atsh/ KultPlus.com

Të ngjajshme