17 Tetor, 2021 - 7:45 pm
Filmi ‘Unë si Ti’ nga Luan Kryeziu dhe Najada Elmazi që bëri bashkë aktorët nga Kosova dhe Shqipëria do të shfaqet në festivalin ‘Deafilm Fest’ në Tiranë, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë vet Luan Kryezi përmes një postimi në Faceebook.
KultPlus ua sjell postimin e plotë të tij:
Neser me date 18.10.2021, ne kuader te festivalit Deafilm Fest, ne Tirane, do te shfaqet filmi qe punuam me shume perkushtim dhe plot dashuri. Kolege dhe film dashes, jeni te mire se ardhur te ndajme bashke knaqesine e filmit ne kinema.
Filmi i dedikohet femijeve te jetimoreve.
Ngjarja rrëfehet përmes një qifti të cilët nuk arrijnë të kenë fëmijë biologjik dhe përpiqen të adaprojnë një fëmijë nga jetimorja. Kuptohet që burri nuk mund të lindë por gruaja e fshehë këtë fakt duke pranuar se ajo nuk mund të lindë fëmijë. Nga egoja personale, burri kërkon të lindë fëmijë biologjik me një femër tjetër. Kur kupton të vërtetën që ai është shkaktari që nuk lindin fëmijë gjërat ndryshojnë tërësisht.
Pra filmi në tërësi ka një qasje që trajton problematikat e moslindjes së cifteve dhe problemeve sociale të cilat sjellin ndarjen duke rritur numrin e divorceve. Filmi bartë një porosi të kjartë, që para se të marrim ndonjë vendim në kurriz të tjetrit duhet ta qesim veten në pozitën e tij./KultPlus.com