19 Janar, 2022 - 1:53 pm
Pas sukseseve të filmave të fundit shqiptarë, filmi i radhës vendor qe arrin në Cineplexx nga nesër është “Në kërkim të Venerës”.
Filmi “Në kërkim të Venerës”, ka pasur suksese ndërkombëtare ku aktorja Kosovare Krasniqi në rolin e saj si Venera, është zgjedhur fituese e çmimit “Aktorja më e mirë në rol kryesor” në Festivalin e Filmit në Valencia të Spanjës. Përveç kësaj ky filmi nga regjisorja Norika Sefa është shpërblyer me çmimin special të Jurisë (Special Jury Award) gjatë ceremonisë së shpërndarjes së çmimeve të Festivalit të Roterdamit.
Filmi flet për Venerën, një vajzë e re dhe e ndrojtur, e cila fillon të përjetojë një rrugëtim të ri në jetën e saj pasi njofton Dorinën (Rozafa Celaj), një vajzë mendje-hapur. Ky përjetim e shtyn që nga një vajzë e ndrojtur të kthehet në një revoltë ndaj familjes së saj tradicionale.
Për më tepër informata rreth orareve të filmit mund ta vizitoni webfaqen e Cineplexx Kosovo, ndërsa biletat mund t’i bleni përmes aplikacionit Cineplexx KS apo direkt në kinema prej orës 14:30.