5 Tetor, 2021 - 3:57 pm
Pas Francës në “Lacorne Internacional Film Festival” ku triumfoi si ‘Drama më e mirë’, po ashtu vjen edhe çmimi i 13-të nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ‘Filmin e Shkurtër’ me skenar dhe regji të Valmir Tertinit.
Filmi, siç është theksuar disa herë, flet për Viktorian – një punonjëse të papërgjegjshme në Ambasadën Gjermane në Prishtinë.
E varur nga alkooli dhe me mungesë të një partneri, bën një jetë geto.
Në anën tjetër, punën për të cilën i është besuar posti nuk i intereson fare dhe le dosjet e hapura pa firmosur. Si një punonjëse e papërgjegjshme, ajo i dha një vizë njëvjeçare një djali nga Kosova vetëm për shkak se kishte marrëdhënie seksuale me të.
Me këtë rast, ajo u shkarkua nga ambasada dhe të njëjtit shihen me njëri-tjetrin kur udhëtojnë për në Gjermani.
Kasti i “Vulë” është i përbërë me aktorë të njohur nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia.
Deri më tani, ky projekt ka fituar mbi 10 çmime në festivale të ndryshme. /KultPlus.com