4 Janar, 2021 - 7:59 pm
Filmi ‘Zana’, me regji të Antonta Kastratit, një film tashmë me një sukses të dëshmuar përtej kufijve kombëtar, renditet në mesin e 25 filmave më të mirë për vitin 2020 nga gazeta ’48 Hills’, shkruan KultPlus.
Sipas ’48 Hills’, në këtë listë bëjnë pjesë të gjithë filmat për të cilët ne kemi pasur nevojë më shumë se kurrë dhe të cilët janë vlerësuar nga kritikët e filmit.
Filmi trajton një temë shumë të ndjeshme, ku personazhi kryesor i luajtur nga Adriana Matoshi, e përhumbur nga e kaluara e saj e shtypur prej kohësh dhe e trysnuar nga familja për të kërkuar trajtim nga shëruesit mistikë për infertilitetin e saj, një grua kosovare që përpiqet të pajtojë pritjet e mëmësisë me një trashëgimi të brutalitetit të kohës së luftës./ KultPlus.com