Kosova propozon filmin ‘Zana’ për OSCARS

16 Shtator, 2019 - 6:43 pm

Filmi debutues i Antoneta Kastratit, ‘Zana’, qē pati premeirën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanadë është përzgjedhur nga komiteti selektues që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë Best International Feature të OSCARS.

Filmi ‘Zana’ është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjellë një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.

Në Kosovë filmi ‘Zana’ do të filloj të shfaqet nga data 20 shtator në Cineplexx.

Mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe komuna e Pejës.

Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentē Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rrolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca etj.

Komiteti Selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve OSCARS ishte e përbērë nga kineastë Kosovar:

Fatos Berisha – Producent (Kruesues)

Doruntina Basha – Skenariste
Shkumbin Istrefi – Aktor/Prodcent
More Raça – Regjisore
Visar Krusha – Skenariste/Producente
Ilir Gjocaj – Skenarist
Jeton Neziraj – Skenarist

Traileri i filmit:

/KultPlus.com

Të ngjajshme