20 Korrik, 2018 - 10:22 pm
Gjëja e fundit që kemi në mendje është sezoni dimëror i ndarjes së çmimeve për kinematografi.
Megjithatë, edhe pse jemi në korrik, gara për më të mirët në Oscars veçse ka nisur.
Ndër të tjera kanë nisur edhe publikimet për festivalet e ndryshme të filmit.
Është bërë e ditur se “First Man” do të hapë Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Venedik, që tradicionalisht njihet si festivali i parë i sezonit të çmimeve.
Ky film bazohet në udhëtimin e “Apollo 11” në hënë, ndërsa Ryan Gosling paraqitet në rolin e astronautit Neil Armstrong./KultPlus.com