23 Maj, 2022 - 6:15 pm
Aktorja 56 vjeçare Viola Davis u nderua me çmimin ”Women in Motion” në edicionin e ri të festivalit të Kanës për ketë vit i mbajtur në Francë.
Përderisa e pranoi çmimin, aktorja mbajti një fjalim motivues të cilin e gjeni më poshtë:
“Kjo do të thotë të pranoj trashëgiminë time, në të cilën dua të rrëfej historinë e grave me ngjyrë. Nuk është e pranueshme që të definohemi prej burrave, të definohemi prej cilësdo strukturë pos vetës, u bë e qartë për mua për gjatë karrierës sime që duhej të isha unë ndryshimi që dëshiroja ta shihja dhe për ketë arsye filluam këtë. Dua t’i shoh gratë me ngjyrë për të bukurën e komplikuar që ato janë”, tha Davis.
Në përkrahje të Viola Davis ishte bashkëshorti i saj Julius Tennon. Po ashtu e pranishme ishte edhe regjisorja suedeze që u nderua me çmimin “Women in Motion Young talent”.
Të pranishëm në këtë mbrëmje ishin edhe shumë yje nga kinematografia botërore.
Marrë nga Justjared / KultPlus.com