“Forgive me” nga Besim Ugzmajli, pjesë e festivalit kualifikues për Oscar

23 Mars, 2018 - 1:00 pm

Filmi i shkurtër “Forgive me” me regji nga Besim Ugzmajli do të jetë pjesë e festivalit kualifikues për Oscar “Atlanta Film Festival, shkruan KultPlus.

“Forgive me” (Më fal) është selektuar në festivalin ATLANTA FILM FESTIVAL (Oscar qualfying Film Festival) në edicionin e tij të 42-të, i cili do të mbahet nga 13-22 Prill në Atlanta të Gjeorgjië në USA, përderisa ky është festivali i 17-ti me radhë për filmin, vetëm në tre muajt e parë të publikimit të tij.

“Forgive me” deri më tani është prezentuar në disa festivale shumë të rëndësishme në botë, siç janë: Manchester Film Festival, ku të pranishëm ishin edhe aktorë hollivudian si Shia LaBeouf dhe Jonathan Rhys Meyers, por që në konkurencë kishte filma me Sean Penn, Judie Foster e shumë artistë të tjerë.
Pastaj vlenë të përmendet edhe seleksionimi në festivalin Semana de Cine Internacional de Medina del Campo, festival ky që jep çmimin nga Akademia e Filmit të Spanjës. Forgive me (Më fal) është nominuar për 5 çmimet kryesore si Filmi më i mirë i huaj, aktori më i mirë Agron Shala, Drama më e mirë, Ansambli më i mirë i aktorëve,Skenari më i mirë në Festivalin Northern Virginia International Film Festival i cili do të mbahet nga 1-14 Prill 2018.

Filmi Forgive me (Më fal), është realizuar në këtë vit me vetfinancimin e producentëve Besim Ugzmajli dhe Agron Shala, ndërsa aktorët në këtë film janë: Agron Shala, Semira Latifi, Igballe Qena, Kushtrim Asllani, Ekrem Sopi, Sherif Bega, Orik Berani, Adrian Obertinca. Premiera kosovare pritet të organizohet në muajin maj te vitit 2018.


Një djalë i ri, i quajtur Bujar, manipulohet nga një imam kosovar që t’u bashkohet grupeve terroriste që luftojnë në Siri. Ai i bashkohet luftës tinëzisht dhe pastaj i kërkon ndihmë vëllait të tij t’ia dërgojë në Siri edhe gruan. Por vëllai tmerrohet nga veprimet e Bujarit dhe i kërkon të kthehet në Kosovë. Bujari e kërcënon gruan e tij se nëse nuk i bashkohet në Siri do të martohet me një grua që ka mbetur e ve nga lufta./ KultPlus.com

Të ngjajshme