10 Shtator, 2021 - 1:00 pm
U mbajt dje në Francë, ceremonia mortore për aktorin e paharrueshëm Jean-Paul Belmondo.
Kortezhi i varrimit u mbajt në prani të presidentit francez, Emmanuel Macron, familjes së legjendarit “Bebel” dhe mijëra qytetarëve francezë të vaksinuar plotësisht.
Sipas gazetës franceze “Le Parisien”, gati 1.000 njerëz morën pjesë në procesin e varrimit pasi treguan certifikatën e tyre të vaksinimit.
Ekrane gjigante u instaluan në oborrin e Pallatit Apomachon në mënyrë që të mbledhurit të mund të shihnin ceremoninë.
Në orën 20:30, dyert e “Megaron Apomachon” u hapen duke u dhënë mundësinë njerëzve të lënë një lule në arkivol.
Jean Paul Belmondo u varros në kishën “Saint-Germain-des-Prés”, në një rreth të ngushtë familjar, sipas djalit të tij, Paul Belmondo./KultPlus.com
Adieu Bébel. pic.twitter.com/tMeBuRaF8D
— Emmanuel Macron (@EmmanuelMacron) September 9, 2021