Frymëzohet nga studentët, aktori denoncon rastin korruptiv te Akademia e Arteve

13 Dhjetor, 2018 - 9:22 am

Protesta disa ditore studentore ka frymëzuar të gjithë shqiptarët, t’i mbështesin ose të tregojnë eksepriencat e tyre negative në universitetet shqiptare.

Aktori Tristan Haliaj ka denoncuar një rast korruptiv të vitit 2011, ku aktori Alfred Trebicka i kishte sugjeruar që të bënte kurs pregatitjeje për provimin në Akademi tek bashkëshortja e tij, Violeta Trebicka.

Tristan Halilaj shkruan:

Në përkrahje të protestës së studentëve deshta të tregoj eksperiencën teme të vitit 2011 në Akademinë e Arteve të Tiranës.

Klasën do e merrte Alfred Trebicka, profesor në akademi i cili me njihte pasi kishte punu në para-produksionin e filmit “Falja e Gjakut”. U takum disa kohë para konkursit, më shprehu lumturinë që doja të isha pjesë e Akademisë dhe më sugjeroi që të bëja një kurs përgatitjeje për materialet e konkursit të Violeta Trebicka, gruja e tij dhe po ashtu profesoreshë në Akademi. I mbajta 10 orë që kushtun 20.000 lekë. Violeta më tha që të mos tregoja që kisha mbajt kurs te ajo kur të shkoja në konkurs. Para konkursit një vajzë që konkurronte si unë më tregoi që edhe ajo kishte mbajt kurs te Violeta. As unë as ajo nuk fitum.

Dhe imagjino sikur të kishe fitu. Mbas do kohe, mbasi të kalon entuziazmi me u ba aktor, je në orë të aktrimit t’u e ndigju profen e të kujtohet që ai me gru t’vet si të babzitun mezi kanë prit që ti të kalosh ka Akademia për me te ba nji prezantim hyrës pvr se si është të jesh student i aktrimit në këtë vend dhe se si shprehja “Eshtë shumë vështirë të jesh aktor në Shqipëri”, qëndron në klasë për momentin, e ulun në karrige të profes.
#mestudentet
#tristanhalilajmjeshterimadhe

Tristan Halilaj

Të ngjajshme