11 Mars, 2024 - 10:51 am
Margot Robbie ka shkaktuar stuhi në rrjetet sociale pasi mbërriti në tapetin e kuq të Oscars 2024 në Los Angeles të dielën e veshur me një ngjyrë të papritur.
Aktorja 33-vjeçare e filmit hit “Barbie” i cili kishte tetë nominime në Oscars 2024– i dha fund pamjes së saj të shfaqjeve rozë teksa në ceremonitë e çmimeve, ndërsa ndryshoi ngjyrën në “Oscars 2024”, duke u shfaqur e veshur me një fustan të zi nga marka “Versace”, shkruan DailyMail.
Bukuroshja australiane shfaqi fizikun e saj në pamjen e strukturuar e të shndritshme me ndihmën e stilistit Andrew Mukamal.
Fustani me rrjetë metalike është nga koleksioni i vjeshtës 2024 i shtëpisë së modës.
Regjisorja dukej mahnitshëm me një fytyrë me grim të përshtatshëm me tone të përshtatura me ngjyrën breskë. Ajo ishte e shoqëruar në ngjarjen me yje nga bashkëshorti i saj, Tom Ackerley.
Producenti i filmit, gjithashtu 33 vjeç, e shoqëroi gruan e tij i veshur me një kostum të zi, këmishë të bardhë dhe kravatë të zezë.
Pavarësisht tetë nominimeve mbresëlënëse të Barbie, Robbie nuk u nominua për aktoren më të mirë, ndërsa Greta Gerwig nuk u nominua për regjisoren më të mirë.
Shumë fansa të filmit “Barbie” i kanë cilësuar si diskriminuese nominimet e sivjetme të “Oscars” ndaj filmit në fjalë, i cili ishte filmi më i shitur i vitit të kaluar. / KultPlus.com