18 Dhjetor, 2020 - 3:13 pm
Festivali i 32-të i Filmit në Trieste i cili do të zhvillohet nga 21 deri më 30 janar 2021, drejtuar nga Fabrizio Grosoli dhe Nicoletta Romeo, ka nisur të zbulojë disa nga titujt e filmave që do të jenë pjesë e festivalit, shkruan KultPlus.
Midis filmave artistikë në garë, dy kanë për regjisorë shqiptarë.
“Galaktika e Andromedës” i regjisores More Raca dhe “Exil” nga regjisori Visar Morina janë bërë pjesë e konkurrencës zyrtare të Festivalit të Filmit të Triestës në Itali.
Raca dhe Morina janë dy prej regjisorëve shqiptarë më të suksesshëm të momentit ku çdo ditë po na bëjnë krenarë me sukseset e tyre në kinematografi. https://www.triestefilmfestival.it/en/news-en/tsff32-a-first-glance-at-the-programme/?fbclid=IwAR1Dnv03J_r6VQLzNogy-VYWw2R7FhTLCVcWNAerK5bUUxWJugExqEedHLk / KultPlus.com