18 Shtator, 2018 - 10:30 am
Pas mungesës në ceremoninë e kaluar të ndarjes së çmimeve Emmy, seriali “Game of Thrones” është kthyer fuqishëm duke e fituar edhe çmimin kryesor – atë të dramës më të mirë televizive.
Seriali i HBO që do të vijë me sezonin e tetë dhe të fundit, ka fituar gjashtë çmime në edicioni e 70-të të festivalit Primetime Emmy Awards.
Çmimet për aktorët më të mirë në një dramë televizive i kanë fituar Claire Foy (“The Crown”) dhe Matthew Rhys ( “The Americans”), kurse për performancat në seriale komike janë vlerësuar Rachel Brosnahan (“The Marvelous Mrs Maisel”) dhe Bill Hader (“Barry”)./ KultPlus.com