1 Shkurt, 2019 - 9:46 pm
Filmi “Gardhi” me regji të Lendita Zeqiraj ka triumfuar në mjaft festivale prestigjioze, përfshirë edhe atë në Palm Springs si filmi më i mirë i shkurtër, ku kishte fituar kështu të drejtën e garimit për OSCAR, ndërsa ishte edhe fitues edhe i çmimit filmi më i mirë i shkurtër në DokuFest, shkruan KultPlus.
Genti (Arti Lokaj), është personazhi i parë që shohim në filmin e regjisores Lendita Zeqiraj, ai me një shkop në dorë i bie përqark gardhit të shtëpisë së tij. Brenda po qëndrojnë gratë e familjes ndërsa jashtë nëna e tij dhe tezja duke përgatitur fli.
Shfaqja e moshatarit të tij Xenit, të dera e shtëpisë së tij së bashku me qenin Aaj, bënë që Genti t’ia shpreh dëshirën për të pasur një qenush edhe anëtareve të familjes së tij që janë mbledhur në shtëpi. Kjo sjellë argumente në mes të të rriturve. Por, pas një mosmiratimi të shpejtë ky diskutim ndërron komplet kahje.
Ajo që shohim më pas është një përplasje në mes të gjeneratave, konflikt në mes të traditave, besimeve dhe mënyrave të reja të jetesës. Përplasje kjo e cila përmes grave që janë pjesë e filmit reflektojnë problemet në shoqëri dhe mentalitetin.
KultPlus ju përcjell linkun e këtij filmi të cilin tani mund ta shikoni edhe online./ KultPlus.com