‘Gardhi’ nga Lendita Zeqiraj premierë në Kroaci

15 Maj, 2019 - 9:30 pm

Filmi i metrazhit të shkurtë “Gardhi” nga Lendita Zeqiraj do të ketë premierën në Kroaci në kuadër të edicionit të 66-të të festivalit Pula Film Festival, shkruan KultPlus.

Ky festival është festivali më i vjetër i filmit në Kroaci i themeluar fillimisht në vitin 1954 ndërsa këtë vit do të mbahet nga 13 deri më 21 korrik 2019.

http://shortfilmfence.com/fence-pula-film-festival/?fbclid=IwAR1ud1X8suMU8A7tqL99BTpUKFdtSjKIYnwXEW_-Z8K7Ghr–hASo6p_xYs

Genti (Arti Lokaj), është personazhi i parë që shohim në filmin e regjisores Lendita Zeqiraj, ai me një shkop në dorë i bie përqark gardhit të shtëpisë së tij. Brenda po qëndrojnë gratë e familjes ndërsa jashtë nëna e tij dhe tezja duke përgatitur fli.

Shfaqja e moshatarit të tij Xenit, të dera e shtëpisë së tij së bashku me qenin Aaj, bënë që Genti t’ia shpreh dëshirën për të pasur një qenush edhe anëtareve të familjes së tij që janë mbledhur në shtëpi. Kjo sjellë argumente në mes të të rriturve. Por, pas një mosmiratimi të shpejtë ky diskutim ndërron komplet kahje.

Ajo që shohim më pas është një përplasje në mes të gjeneratave, konflikt në mes të traditave, besimeve dhe mënyrave të reja të jetesës. Përplasje kjo e cila përmes grave që janë pjesë e filmit reflektojnë problemet në shoqëri dhe mentalitetin./ KultPlus.com

Të ngjajshme