31 Gusht, 2018 - 1:28 pm
Me dy trofe tashmë, “Gardhi” i Kosovës vazhdon rrugëtimin nëpër festivale.
Pas suksesit në një prej festivaleve më prestigjioze të filmit të shkurtër në veri të ShBA-së, ”Palm Springs International Short Film Festival”, ku në qershor mori çmimin si filmi më i mirë i shkurtër duke fituar të drejtën për kualifikim për “Oscar”, triumfit në “DokuFest”, dhe në garë zyrtare në “New Orleans Film Festival” filmi i Lendita Zeqriajt tashmë është në garë zyrtare edhe në Camden International Film Festival, shkruan KultPlus.
CIFF, nis më 13 shtator dhe përfundon më 16 shtator, ndërsa “Gardhi” është në garë në kuadër të filmave të metrazhit të shkurtër.
“Gardhi” po vlerësohet ndërkombëtarisht ndërkohë që në Kosovë është filmi me më së paku buxhet, filmat e tjerë që kanë qenë në listë kanë marrë dy herë më shumë sesa ‘Gardhi’”, ka thënë Zeqiraj, për filmin e saj në të cilin luajnë Arti Lokaj, Ilire Vinca, Adriana Matoshi, Rozafa Çelaj, Melihate Qena, Xhejlane Godanci, Kumrije Hoxha, Arta Selimi, Alketa Sylaj, Edita Dula, Timur Urqan, Norik Xhemajli dhe qenushja Nina./ KultPlus.com