26 Korrik, 2017 - 8:38 pm
“Dispuesta a todo”, “Disposta a tutto”, “Ready for Anything” janë disa prej titujve të filmit ku Bekim Fehmiu luan në rol kryesor.
Skena të nxehta por edhe aktrim në gjuhën italiane, Bekim Fehmiu shkëlqen në film krahas aktores italiane Emanuela Giorgi.
Filmi është prodhim i vitit 1977 ndërsa flet për një burrë i cili dashurohet në një vajzë e cila ka fantazi të ndryshme seksuale, mes tyre edhe të vendosë thikë afër gjoksit të saj, shkruan KultPlus.
Ky konsiderohet edhe si një ndër rolet më erotike dhe pse jo romantike të aktorit të njohur shqiptar Bekim Fehmiu. Filmi është xhiruar në Venecia, atje ku Fehmiu ka qenë pjesë edhe e disa filmave tjerë
http://www.dailymotion.com/video/x5ihk6k