Gazeta hebraike më 1935: Aktori i njohur hebre Aleksandër Moisiu vdiq nga një grip

22 Mars, 2021 - 4:25 pm

Nga Aurenc Bebja

“L’Univers Israélite” ka botuar, të premten e 29 marsit 1935, në faqen n°10, një shkrim në lidhje me ndarjen nga jeta të aktorit të famshëm Aleksandër Moisiut, të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet blogut të tij “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Austri

Vdekja e Aleksandër Moisiut

 “Aktori i njohur hebre Aleksandër Moisiu vdiq në Vjenë nga një grip.

Ai lindi në 1890 (në fakt lindi në 1879) në Trieste. Pati qenë pjesë e trupës së famshme të Max Reinhardt-it.

Që nga viti 1933, nuk u shfaq më në një skenë gjermane. Përkundrazi, ai kishte një interes të madh për teatrin hebraik dhe e ndihmoi shpesh “Habima-n”. / KultPlus.com

https://www.darsiani.com/la-gazette/l-univers-israelite-1935-hebreu-i-njohur-aleksander-moisiu-vdiq/

Të ngjajshme