28 Maj, 2019 - 11:05 pm
Pas 11 ditësh prezantimesh të filmave më të mirë në festivalin e Kanës, mbrëmjen e së shtunës u shpallën edhe fituesit.
Ҫmimi më prestigjioz “Palma e Artë” iu dha regjisorit koreano-jugor, Bong Joon-ho për filmin e tij “Parasite”. Ky film është një thriller-komedi e zezë që eksploron dinamikat e klasave sociale.
“Aktorja më e mirë”, u vlerësua Emily Beecham (amerikano-britanike) për rolin e saj në “Little Joe”, ndërkohë “aktori më i mirë” u shpalli Antonio Banderas për rolin e tij në “Pain and Glory”.
Në këtë kompeticion u prezantua edhe Shqipëria me filmin me metrazh të shkurtër të regjisorit Erenik Beqiri, të titulluar “The Van”.