”Golden Globes” një rikthim i mbushur me yje

10 Janar, 2023 - 12:59 pm

 

Ceremonia e 80-të e ”Golden Globes” pritet të ketë një rikthim të mbushur me yje, pas një ceremonie të heshtur në vitin 2022.

Shfaqja e vitit të kaluar u shndërrua në një “ngjarje private” në minutën e fundit nga organizatorët e Shoqatës së Shtypit të Huaj të Hollivudit (HFPA), pasi u përball me kritika të rënda për mungesën e anëtarësimit të personave me ngjyrë.

Por, ngjarja e sotme historike, e cila do të zhvillohet në hotelin ”Beverly Hilton” në Los Anxheles dhe e organizuar nga komediani amerikan Jerrod Carmichael, do të mirëpresë përsëri shumë fytyra të famshme.

Disa emra të mëdhenj britanikë, duke përfshirë Dame Emma Thompson, Olivia Colman, Bill Nighy dhe Daniel Craig, morën nominimet për çmimet më të mira në nominimet, në muajin e kaluar.

Colman është ndër nominimet për performancën më të mirë nga një aktore në një dramë, për interpretimin e saj në ”Empire Of Light” dhe në kategori i bashkohen Cate Blanchett, Viola Davis, Ana De Armas dhe Michelle Williams.

Në kategorinë paralele të performancës më të mirë nga një aktor në një dramë, Nighy-t i bashkohen Hugh Jackman, Austin Butler, Jeremy Pope dhe Brendan Fraser.

Fraser, i cili u nominua për performancën e tij në The Whale, më parë tha se nuk do të merrte pjesë në Golden Globes nëse nominohej, pas një incidenti të supozuar në 2003.

Në vitin 2018, aktori tha se ishte tunduar nga anëtari i vjetër i HFPA, Philip Berk, ish-presidenti i organizatës.

Filmat e suksesshëm ”Avatar: The Way Of Water” dhe ”Top Gun: Maverick” kryesojnë kategorinë për Dramën më të Mirë, së bashku me ”Elvis”, ”The Fabelmans” dhe ”Tar”.

Titujt e nominuar për filmin më të mirë: Muzikal ose Komedi përfshijnë “The Banshees Of Inisherin”, “Everything Everywhere All At Once”, “Glass Onion: A Knives Out Mystery” dhe “Triangle Of Sadness”.

Në kategorinë e regjisorit më të mirë, asnjë regjisore femër nuk u nominua, me ”peshat e rënda” të industrisë James Cameron, Martin McDonagh dhe Steven Spielberg që të gjithë morën nominime, siç bënë Tony Kushner, Daniel Kwan dhe Daniel Scheinert dhe Baz Luhrmann.

Taylor Swift do të përballet me mega yjet e popit Rihanna dhe Lady Gaga në kategorinë për këngën më të mirë origjinale, secila duke marrë nominime për “Carolina”, “Lift Me Up” dhe “Hold My Hand”, respektivisht./ atsh / KultPlus.com

Të ngjajshme