Greta Gerwig rikthen ”Gratë e vogla” në ekran

14 Gusht, 2019 - 2:00 pm

Është publikuar traileri për versionin e ri të ”Gratë e vogla”, me regji të Greta Gerwig. ”Gratë e vogla”, është një roman nga Louisa May Alcott, i botuar për herë të parë në vitin 1868, përcjellë KultPlus.

Filmi është adaptimi i tetë në kinema, ngjarja e të cilit është e vendosur në vitet 1860 në New England, pas Luftës Civile Amerikane dhe eksploron jetën e motrave Mars.

Në rolet kryesore do të jenë: Saoirse Ronan, Emma Watson, Florence Pugh, Eliza Scanlen, Timothée Chalamet, Laura Dern dhe Meryl Streep.

Filmi pritet të dalë në dhjetor, në ditën e Krishtlindjeve. /TheGuardian/ KultPlus.com

Të ngjajshme