27 Korrik, 2019 - 10:00 am
Është i njëjti apo s’është i njëjti, kjo është çështja
Hamleti dhe Simba nga filmi i animuar “Mbreti Luan” mund të duken personazhe krejt të ndryshme por kanë të dy historinë e njëjtë, shkruan KultPlus.
Ndonëse drama e Shekspirit është më e gjatë dhe më e ndërlikuar, në fakt po të hidhet e gjitha në një shfaqje teatrale do të duhen katër orë që të përfundojë e gjithë shfaqja, por prapë elementet mbi të cilat është ndërduar filmi i animuar janë të marra nga drama “Hamleti.”
Pas vrasjes së mbretit të dy princërit derytohen të largohen nga shtëpia dhe të ikin diku jashtë vendit, të dy vizitohen nga fantazmat baballarëve të tyre dhe të dy luftojnë me gjagjain për marrjen e fronit.
Ndryshimi i vetëm është se filmi i animuar ka fund të lumtur.
Pa harruar gjithashtu se drama është e mbushur me monologë të jashtëzakonshëm, dashuri të ndaluar dhe filozofi mbi vetënjohjen, seksin dashurinë dhe qeverisjen./KultPlus.com.