17 Nëntor, 2021 - 2:00 pm
Yjet e filmave “Harry Potter” do të ribashkohen pas dy dekadave për të bërë një paraqitje speciale televizive për përvjetorin, që do të transmetohet në janar të vitit 2022, shkruan KultPlus.
“Harry Potter and the Sorcerer’s Stone” ishte filmi i parë i publikur nga Warner Bros dhe shikueshmëria e tij theu shumë rekorde.
Tani, kjo studio filmike ka bërë të ditur se Daniel Radcliffe, Emma Watson dhe Rupert Grint, të cilët luanin respektivisht treshen e miqëve Harry, Hermione, Ron, do të bashkohen përsëri.
Ata tani në të 30-tat e tyre do të shfaqin së bashku me anëtarët e kastit dhe krijuesit e filmave një shfaqje televizive speciale dhe shumë nostalgjike.
Autori britanik J.K. Rowling, i cila shkroi librat ku bazohen filmat dhe ka punuar ngushtë me producentët e filmit nuk do të jetë prezent këtu
Specialja e quajtur “Harry Potter 20th Anniversary: Return to Hogwarts”, do të shfaqë intervista të thelluara të aktorëve dhe momente nga prapaskenat nga tetë filmat dhe shpreson të “nderojë magjinë pas krijimit të filmave”, tha Warner Bros.
Fillimi i transmetimit do të jetë pas mesnate, në ditën e parë të vitit 2022. Transmetimi do të bëhet në platformën HBO Max./KultPlus.com