Hilary Swank do ta përsërisë rolin e personazhes së dashur në “P.S. I Love You”

21 Shtator, 2019 - 4:30 pm

Hilary Swank do ta përsërisë rolin e saj si Holly Reilly-Kennedy në vazhdimin e romancës “P.S. I Love You”.

Autorja Cecelia Ahern ka konfirmuar se Postscript, vazhdimi i saj i ri për romanin që e frymëzoi filmin e vitit 2007, do të adaptohet në film, dhe ajo është e sigurt se Swank “mbështetëse” do të kthehet si aktorja e saj kryesore, e cila po mbante zi për vdekjen e papritur të bashkëshortit të saj, të cilin e luan Gerard Butler, në filmin e parë.

Ahern tha për RTE Radio 1 se Hilary e kontaktoi atë menjëherë pasi që dëgjoi se autorja po e shkruante vazhdimin, i cili vazhdon shtatë vjet pas romanit të parë pasi Holly pranon t’i ndihmojë njerëzit e tjerë me sëmundje terminale që të shkruajnë letra lamtumire për familjarët, miqtë dhe të dashurit.

Image

Në filmin dhe librin e parë, Holly i pranon 10 letra gjatë 10 muajve, të cilat bashkëshorti i saj i ndjerë ia shkroi para vdekjes për ta inkurajuar atë që të vazhdonte me jetën pas vdekjes së tij.

“Hilary Swank më shkroi email menjëherë pasi doli lajmi se po e shkruaja Postscript,” shpjegon Cecelia. “Ajo ishte shumë mbështetëse dhe tha: “Do të doja ta lexoja librin… “, gjë që ishte shumë e këndshme prej saj. Dhe ajo e lexoi atë dhe menjëherë u kthyem “në lojë” përsëri. Të gjithë vendosëm që definitivisht duam ta bëjmë këtë përsëri.”

Por autorja u bëri thirrje fansave të presin pasi që projekti në fjalë ende nuk ka skenarist apo regjisor. /KultPlus.com

Të ngjajshme