23 Prill, 2021 - 11:02 pm
Quo Vadis, Aida?”, film i regjisores nga Bosnje e Hercegovina, Jasmilla Zhbaniq, i nominuar për Çmimin Oscar në kategorinë për filmin më të mirë jashtë botës anglishtfolëse, është rekomanduar për tu parë nga ish-sekretarja amerikane Hillary Clinton.
Filmi flet për gjenocidin në Bosnje e Hercegovinë. Në film luan edhe aktori shqiptar Alban Ukaj.
Personazhi kryesor është Aida – një përkthyese për Kombet e Bashkuara – e cila përpiqet të shpëtojë familjen e saj, pasi ushtria e Republikës Sërpska merr kontrollin e Srebrenicës.
Nëpërmjet llogarisë së saj në Twitter, Hillary Clinton ka rekomanduar filmin që rrëfen gjenocidin në Srebrenicë në prag të shpalljes së çmimeve akademike. / KultPlus.com
For anyone catching up on their Oscars viewing this weekend, I’d recommend “Quo Vadis, Aida.” Telling the story of the Srebrenica massacre through one woman’s race to save her family, it’s an unsparing look at how genocidal violence happens. https://t.co/McUpggcmPd
— Hillary Clinton (@HillaryClinton) April 23, 2021