2 Dhjetor, 2018 - 4:37 pm
Filmi “Holy boom” nga regjisorja greke Maria Lafi është shpërblyer me çmimin “Best Feature Film” në Zaragzona International Film Festival në Spanjë, shkruan KultPlus.
Aktorja shqiptare Luli Bitri luan në filmin grek “Holy boom”. Luli Bitri luan rolin e një gruaje shqiptare, e cila është emigrante ilegale në Greqi. Jeta e saj, bashkë me të foshnjës, do të marrë tjetër drejtim, kur i shoqi i ndahet aksidentalisht nga jeta. Teksa i duhet që të kthejë trupin e burrit në shtëpi, nis të përballet me policinë, paragjykimet, por edhe me racizmin në Greqi.
Premiera botërore e “Holy boom” u prezantua në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë (TIFF)./ KultPlus.com