7 Dhjetor, 2018 - 9:34 am
Kevin Hart nuk do të jetë nikoqir i mbrëmjes së Oscars vitin tjetër.
Ende pa u bërë saktë 24 orë prej kur Akademia e shpalli si moderator aktorin, duket se ai dhe homofobia e tij nuk kanë vend në Hollivud.
Në Twitter, me të marrë lajmin se Hart do të udhëheqte natën e Oscars, pati shumë polemika rreth homofobisë së shprehur haptazi të aktorit dhe komedianit.
I wonder when Kevin Hart is gonna start deleting all his old tweets 🤔🤔🤔 pic.twitter.com/ZbYG6SI3Xm
— Benjamin Lee (@benfraserlee) December 5, 2018
Ai ka kërkuar falje ndaj komunitetit LGBT për fjalët që ka thënë në të kaluarën dhe thotë se largohet nga moderimi sepse Oscars është një natë ku festohet dhe jo ku ka agresivitet dhe ofendime.
Para disa vitesh, Hart kishte thënë se nëse do të kishte mundësi ta parandalonte faktin se djali i tij do të ishte homoseksual e gay, ai do ta bënte një gjë të tillë. Poashtu ai kishte thënë se është frikë e madhe që fëmija të të dalë gej apo lesbike. / KultPlus.com