20 Shkurt, 2019 - 1:36 pm
Javën e kaluar, kabineti qeveritar ka marrë vendim për ndarjen e 180 mijë eurove për financimin e realizimit të filmit “Lojë jete”, me skenar e regji të Luan Kryeziut. Avdullah Hoti nga LDK-ja, që ka qenë edhe ministër i Financave, ka reaguar për ndarjen e këtyre parave që i ka bërë Qeveria e Kosovës nga rezervat e shtetit për filmin e Luan Kryeziut.
Ai nuk i jep vetes të drejtën të vlerësojë rëndësinë e filmit, por thotë se ekziston Qendra Kinematografike e Kosovës për këtë çështje.
Postimi i plotë i Hotit:
Me 12 shkurt 2019, Qeveria e PAN-it ndan 180 mije euro nga rezervat shteterore per nje film. Nuk i jap vetes te drejte te vleresoj rendesine e ketij filmi. Mund te jete i rendesishem per te dokumentuar te kaluaren e hidhur te popullit te Kosoves.
Por, ekziston Qendra Kinematografike e Kosoves qe sipas ligjit “është institucion publik qëndror për kinematografi me qëllim realizimin e politikave kinematografike për interesin publik dhe çdo vit organizon thirrje për subvencionimin e projekteve filmike.”
Ne mbledhje te Qeverise duket nuk kane qene ne dijeni per kete vendim as zv.ministrja e Kultures qe ishte prezente.
Ligji per financat publike i percakton qarte rastet kur ndahen mjete nga rezervat.
Gjykojeni vete se cfare i thone kesaj menyre te shpenzimit te buxhetit.